Lara Colturi renditet e teta në Kupën e Botës me 410 pikë

Skijim

Lara Colturi renditet e teta në Kupën e Botës me 410 pikë

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:07
Lara Colturi

Më datat 4-16 shkurt, në pistën e Saalbach, në Austri, do të zhvillohet Botërori 2025 në sportin e skive.

Një event i rëndësishëm ku për Shqipërinë do të marrë pjesë skiatorja Lara Colturi.

Ajo pritet të garojë në garat e sllallomit dhe atij të sllallomit gjigand, që janë edhe dy disiplinat e saj të preferuara. Këto gara do të zhvillohen pas datës 10 shkurt.

Ndërkohë, në renditjen aktuale të Kupës së Botës për femra në ski, Lara Colturi klasifikohet në vendin e tetë, më 408 pikë. Këto pikë i ka grumbulluar pikërisht në dy disiplina: 198 në sllallomin gjigand dhe 210 në slalom.

Paraqitjet e mira të këtij sezoni, ku është ngjitur edhe dy herë në podium e disa herë ka qenë në “top-10” më të mirat, lënë të shpresosh për një rezultat pozitiv edhe në këtë event për skiatoren 18-vjecare shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat