Skiatorja austriake, Stephanie Venier, është fituese e medaljes së artë në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Saalbach të Austrisë.
Venier doli e para me kohë të kaluar për 1:20,47 minuta apo për dhjetë të qindtat e sekondës më shpejt se italianja Federica Brignone.
Dy skiatore janë fituese të medaljes së bronztë, Lauren Macuga (SHBA) dhe Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia).
Këto skiatore ngecën për 24 qindtat nga fituesja e garës.
Renditja
E artë: Stephanie Venier (Austria) 1:20,47
E argjendtë: Federica Brignone (Italia) +0,10
E bronztë: Lauren Macuga (SHBA) +0,24
E bronztë: Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0,24
5. Sofia Goggia )Italia) +0.30
6. Emma Aicher (Gjermania) +0.52
7. Ester Ledecka (Çekia) +0.63
8. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.70
9. Elena Curtoni (Italia) +0.76
10. Cornelia Hutter (Austria) +0.91