Federica Brignone e artë, skiatorja e Shqipërisë për 87 qindtat e sekondës mbetet pa medalje 

Skijim

Federica Brignone e artë, skiatorja e Shqipërisë për 87 qindtat e sekondës mbetet pa medalje 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 shkurt 2025 Në ora: 14:31
Federica Brignone

Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, ka fituar medaljen e dytë të artë të Italisë në këtë garë pas Deborah Compagnoni, duke fituar me 90 të qindtat e sekondës ndaj Alice Robinson të Zelandës së Re. 

Brignone doli e para në disiplinën e sllallomit të madh të Kampionatit Botëror, me kohë të kaluar 2:22.71 minuta.

Brignone është stolisur me medalje të artë në kampionatin që po mbahet në Saalbach të Austrisë.

Alice Robinson ka fituar medalje të argjendtë.

Skiatorja amerikane Paula Moltzan fitoi medaljen e bronztë apo mbetet për 2.62 sekonda pas fitueses së garës.

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami, ka përfunduar në vend të pestë e për 5 qindtat larg podiumit. 

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, për 87 qindtat mbetet larg vendit të tretë, mbetet pa medalje.

Renditja 

E artë: Federica Brignone (Italia) 2:22.71
E argjendtë: Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.90
E bronztë: Paula Moltzan (SHBA) +2.62
4. Thea Louise Stjernesund    (Norvegjia) +2.63
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +2.68
6. Sara Hector (Suedia) +2.88
7. Lara Colturi (Shqipëria) +3.50
8. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +3.54
9. Lena Durr (Gjermania) +3.56
10. Britt Richardson (Kanada) +3.89

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat