Skiatori Andi Pupovci sot është paraqitur në garën Festivali Olimpik Evropian Dimëror.
Skiatori ynë nuk e ka përfunduar grahjen e dytë duke dalur nga shtegu.
“Andi Pupovci ka mbyllur sot garimin në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Bakuriani 2025.
Skitari ynë garoi sot në disiplinën e sllallomit. Në lëshimin e parë doli i 53-ti, ndërsa në lëshimin e dytë ishte i pafat, duke dalë nga shtegu.
Garën nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, si dhe nënkryetari i Federata Skitare e Kosovës, Bujar Turjaka.
Nesër garon Klara Sefaj, në disiplinën e sllallomit”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.