Austriaku dominon në sllallom të madh, fiton medaljen e artë

Skijim

Austriaku dominon në sllallom të madh, fiton medaljen e artë

Nga: K. Goca Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 14:52
Raphael Haaser

Skiatori austriak, Raphael Haaser, ka dominuar në disiplinën e sllallomit të madh, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror.

Austriaku doli i pari me kohë të kaluar për 2:39,71 minuta, duke lënë pas për 23 qindtat zviceranin Thomas Tumler (Zvicra).

Tumler u stolis me medalje të argjendtë.

Medalje fitoi edhe një zviceran. Loïc Meillard është i bronztë apo me kohën më të dobët për 51 qindtat se fituesi i garës.

Duhet theksuar se Kampionati Botëror po mbahet në Saalbach të Austrisë. 

I artë: Raphael Haaser (Austria) 2:39,71
I argjendtë: Thomas Tumler (Zvicra) +0,23
I bronztë: Loïc Meillard (Zvicra) +0,51
4. Marco Odermatt (Zvicra) +0.58
5. Marco Schëarz (Austria) +0.78
6. Thibaut Favrot (Franca) +0.83
7. Timon Haugan (Norvegjia) +1.00
8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.02
9. Luca De Aliprandini (Italia) +1.03
10. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +1.22

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat