Humbi kontrollin, Lara Colturi ndërpret garën në Kampionatin Botëror të Skive në Austri

Skijim

Humbi kontrollin, Lara Colturi ndërpret garën në Kampionatin Botëror të Skive në Austri

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 10:33
Lara Colturi

Lara Colturi nuk ia doli të përfundojë garën e saj në Sllallom, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë.

Që në daljen e parë, ajo humbi kontrollin në zbritje, duke ndërprerë kampionatin e saj botëror në tentativën e parë që rezultoi edhe e fundit për këtë ditë të parafundit të Botërorit të Skive Alpine, raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa, që po ndjek nga afër kampionatin.

Rezultati i vetëm për skiatoren tonë është vendi i 7-të, i arritur dy ditë më parë në Sllallomin Gjigand, një rezultat i shkëlqyer për të në debutimin që pati në një Kampionat Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat