Camille Rast - e artë në sllallom

Skijim

Camille Rast - e artë në sllallom

Nga: K. Goca Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 14:27
Wendy Holdener fiton medaljen e argjendtë dhe përgëzon kampionen e re botërore Camille Rast.

Skiatorja e Zvicrës Camille Rast ka shënuar sukses të madh.

Camille Rast është fituese e medaljes së artë në disiplinën e sllallomit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Saalbach të Austrisë.

Zviceranja tjetër Wendy Holdener doli në vend të dytë me kohë më të dobët për 46 qindtat e sekondës se fituesja e garës, duke u stolisur me medalje të argjendtë.

Austriakja Katharina Liensberger ka arritur në podium duke e fituar medaljen e bronztë.

Katharina Liensberger mbetet për 1 sekondë e 32 qindtat larg vendit të parë.
  
Renditja 

E artë: Camille Rast 1:58.00
E argjendtë: Ëendy Holdener +0.46
E bronztë Katharina Liensberger +1.32
4. Paula Moltzan (SHBA) +1.34
5. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.37
6. Andreja Slokar (Sllovenia) +1.53
7. Katharina Truppe (Austria) +2.03
8. Lena Dürr (Gjermania) +2.45
9. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +2.73
10. Marion Chevrier (Franca) +3.11

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat