Kokaj me rezultat të mirë në skijim

Skijim

Kokaj me rezultat të mirë në skijim

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 15:50
Pamje

Skiatori i kombëtares së Kosovës, Klos Vokshi, ka arritur rezultat të mirë në sllallom.

“Në garën kualifikuese të Sllallomit (SL) për meshkuj në Kampionatin Botëror “Saalbach 2025”, garuesit tanë treguan përkushtim dhe luftuan në një konkurrencë të fortë me 138 pjesëmarrës.

Klos Vokshi arriti një rezultat shumë të mirë, duke u renditur në vendin e 56-të.

Arbi Pupovci përfundoi në vendin e 73-të, duke dhënë maksimumin në të dy lëshimet.

Drin Kokaj doli nga gara në lëshimin e parë dhe nuk arriti ta përfundojë garën, por për shkak të pikëve më të mira në këtë disiplinë garon nesër për vendin tonë, e cila do të jetë edhe gara përmbyllëse e Kampionatit për ekipin tonë!

Nesër, sytë janë te Drin Kokaj, i cili do të përfaqësojë Kosovën në finalen e Sllallomit për meshkuj, duke u përballur me më të mirët në botë! I urojmë shumë fat dhe suksese!”, njofton FSK..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat