Skiatori i kombëtares së Kosovës, Drin Kokaj, nuk pati rezultat në Kampionatin Botëror.
Ai në rrëshqitjen e parë doli nga shtegu!
“Përfundon Kampionati Botëror “Saalbach 2025” për ekipin e Kosovës!
Gara e fundit në disiplinën e sllallomit për meshkuj në Kampionatin Botëror “Saalbach 2025” u zhvillua sot, ku përfaqësuesi ynë
Drin Kokaj ishte pjesëmarrës. Fatkeqësisht, ai nuk arriti ta përfundojë lëshimin e parë, pasi doli nga shtegu, duke përmbyllur kështu pjesëmarrjen e Kosovës në këtë edicion të kampionatit.
Ky kampionat shërbeu si një përvojë e vlefshme për sportistët tanë, duke përballuar sfida të nivelit më të lartë të skijimit botëror. Urime dhe falënderime për përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të ekipit tonë!”, njofton FSK