Loic Meillard në qiellin e shtatë, i artë në sllallom

Skijim

Loic Meillard në qiellin e shtatë, i artë në sllallom

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 15:04
Loic Meillard

Skiatori i Zvicrës, Loic Meillard, është në qiellin e shtatë në Kampionatin Botëror, që sot u mbyll në Saalbach të Austrisë. Loic

Meillard ka fituar medaljen e artë në disiplinën e sllallomit.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:54,02 minutë.

Atle Lie McGrath nga Norvegja, u stolis me medalje të argjendtë.

Norvergjezi doli në pozitën e dytë me 26 qindtat e sekondës më pak se i pari.

Linus Strasser ka përfunduar në pozitën e tretë me 52 sekonda larg fituesit të garës.

Strasser është fitues i medaljes së bronztë.

Renditja

I artë Loic Meillard (Zvicra) 1:54,02
I argjendtë: Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0,26
I bronztë: Linus Strasser (Gjermania) +0,52
4. Manuel Feller (Austria) +0.79
5. Timon Haugan (Norvegjia) +0.89
6. Dave Ryding     (Britania e Madhe) +1.51
7. Steven Amiez (Franca) +1.56
8. Dominik Raschner (Austria) +1.61
9. Tanguy Nef    (Zvicra) +1.69
10. Samuel Kolega (Kroacia) +1.82

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat