Drin Kokaj: Një emocion i paharrueshëm që garova me më të mirët e botës

Skijim

Drin Kokaj: Një emocion i paharrueshëm që garova me më të mirët e botës

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 21:52
Skiatori Drin Kokaj

Skiatori Drin Kokaj nuk do të harrojë kurrë emocionet që i solli Kampionati Botëror që sot përfundoi në Salbach të Austrisë.

Kokaj shprehet krenar që mori pjesë në këtë ngjarje të madhe të skijimit. 

“Sot përfundova Kampionatin Botëror - Saalbach 2025, ku unë përfaqësova Kosovën. Në garat kualifikuese pata rezultatin më të mirë, ku arrita të kualifikohem në garat botërore për GS dhe për sllallom, për ta përfaqësuar shtetin tonë, Kosovën, për djemtë.
Jam shumë krenar dhe i lumtur që arrita ta përfaqësoj Kosovën në garat botërore.

Është një emocion i paharrueshëm që garova me më të mirët e botës, dhe kjo eksperiencë do të më ndihmojë edhe në garat e tjera.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe për suportin e dhënë.

Shumë suksese të tjera na presin!”, ka shkruar Kokaj në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat