“Pishtari Olimpik i Milano-Cortina 2026 do të zbulohet në muajin prill në stendën italiane në Panairin e Osakës gjatë muajit prill”.
Andrea Varnier, administratori i deleguar i “Fondazione Milano Cortina 2026” ka dhënë detaje rreth eventit që do të transmetohet për publikun shqiptar në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar.
Mes të tjerash Varnier ka bërë me dije se udhëtimi i pishtarit olimpik do të bëhët në 63 ditë dhe do të kalojë në 60 qytete dhe do të përshkruajë gati 12 mijë kilometra.
Mësohet se mes vullnetarëve dhe vullnetareve për të sjellë në Milano do të jetë edhe Karolina Kostner.