Shqipëria, për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore

Skijim

Shqipëria, për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, vendi ynë do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, në Torino, me garat që do të zhvillohen nga data 7 deri më 16 mars.

Përfaqësuesja kuqezi në këtë aktivitet do të formohet nga një delegacion i përbërë nga 6 personat me aftësi të kufizuara intelektuale, atletë të Special Olympics Albania dhe staf.

Atletët do të garojnë në 3 disiplina sportive dimërore, duke synuar të përcjellin talentin, kurajën dhe masazhin e gjithëpërfshirjes përmes sportit.

3 djem dhe 3 vajza do të konkurrojnë në disiplinat sportive: Snow showing, Alpine skiing dhe Cross country skiing.

Me rastin e kësaj pjesëmarrjeje historike, në mbështetje të atletëve të Special Olympics Albania, ditën premte në orën 11:00 do të organizohet një ceremoni pritje në Kryeministri, përpara nisjes së ekipit kuqezi në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat