Federica Brignone tregon klasin e saj në sllallomin e madh! Skiatorja e Shqipërisë në vend të shtatë

Skijim

Federica Brignone tregon klasin e saj në sllallomin e madh! Skiatorja e Shqipërisë në vend të shtatë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 shkurt 2025 Në ora: 14:50
Federica Brignone

Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, ka treguar klasin e saj në Qendrën e Skive në Sestriere të Italisë.

Federica Brignone ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës. 

Një fitore e madhe që e shtyn drejt titullit të Kupës së Botës.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:12.69 minuta.

Alice Robinson e Zelandës mbetet në vend të dytë me kohë më të dobët për 40 qindtat se fituesja e garës dhe ishte më e shpejt se norvegjezja Thea Stjernesund.

Skiatorja Thea Stjernesund përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 57 qindtat se vendi i parë. 

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka përfunduar në vend të shtatë por me kohë më të ngadalshme për 2 sekonda e 21 qindtat se Brignone.

Renditja 

1. Federica Brignone (Italia) 2:12.69
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.40
3. Thea Stjernesund (Norvegjia) +1.57
4. Zrinka Ljutiç (Krocia) +1.85
5. Sara Hector    (Suedia) +1.97
6. Paula Moltzan (SHBA) +2.01
7. Lara Colturi (Shqipëria) +2.21
8. Nina O'Brien (SHBA) +2.63
9. Julia Scheib    (Austria) +2.67
9. Camille Rast (Zvicra) +2.67

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat