Brignone nuk ka të ndalur, Gut – Behrami në vend të dytë dhe skiatorja e Shqipërisë e gjashta

Skijim

Brignone nuk ka të ndalur, Gut – Behrami në vend të dytë dhe skiatorja e Shqipërisë e gjashta

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 16:56
Federica Brignone

Federica Brignone nga Italia ka shënuar një fitore me peshë të madhe duke përforcuar edhe më shumë vendin e parë.

Fitorja e dytë brenda dy ditëve në sllallom të madh në Qendrën e Skive në Sestriere të Italisë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:08.81 minuta apo me kohën më të shpejt për 77 qindtta se vendi i dytë Lara Gut

Behrami dhe për 79 qindtat se Alice Robinson e Zelandës së Re. 

Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi përfundoi në vend të gjashtë me kohë më të dobët për 1 seondë e 66 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone kryeson me 999 pikë, e ndjekur nga Gut – Behrami me 809, Ljutiç  673.

Në sllallom të madh, Robinson udhëheq me 440 pikë,m pasojnë Brignone pikë 400 e Hector 361.

Renditja

1. Federica Brignone (Italia) 2:08.81
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.77
3. Alice Robinson (Zelanda e Re)  +0.79
4. Sofia Goggia (Italia) +1.18
5. Julia Scheib (Austria) +1.61
6. Lara Colturi (Shqipëria) +1.66
7. A.J. Hurt (SHBA) +1.85
8. Paula Moltzan (SHBA) +1.95
9. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.98
10. Camille Rast (Zvicra +2.10

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat