Skiatorja amerikane futet në histori, 100 fitore në karrierën e saj

Skijim

Skiatorja amerikane futet në histori, 100 fitore në karrierën e saj

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 13:23
Mikaela Shiffrin

Skiatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mikaela Shiffrin, futet në histori, duke u bërë skiatorja e parë në histori që prek numrin 100 të fitoreve në Kupën e Botës!

Mikaela Shiffrin nuk mund ta besojë fare këtë të arritur të madhe.

Mbretëresha e sllallomit feston fitoren e saj të parë që nga lëndimi i rëndë në nëntor dhe kështu arriti fitoren e 100-të në Kupën e Botës. 

Shiffrin zuri vendin e parë në sllallom me kohë të kaluar 1:50.33 minuta.

Gara u mbajt në Sestriere të Italisë.

Kroatja Zrinka Ljutiç doli në vend të dytë më kohë më të dobët për 61 qindtat se amerikanja dhe për 3 qindtat ishte më e shpejt se amerikanja Paula Moltzan.

Renditja  

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:50.33
2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0.61
3. Paula Moltzan (SHBA) +0.64
4. Katharina Liensberger (Austria) +0.76
5. Cornelia Ohlund (Suedia) +0.84
6. Emma Aicher (Gjermania) +1.10
7. Lena Dürr (Gjermania) +1.13
8. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.24
9. Wendy Holdener (Zvicra) +1.25
10. Andreja Slokar (Sllovenia) +1.30

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat