Hutter tregon klasin e saj në lëshim

Skijim

Hutter tregon klasin e saj në lëshim

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 13:34
Cornelia Hutter

Skiatorja austriake, Cornelia Hutter, ka shënuar fitore të rëndësishme në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës që u mbajt në Kvitfjell të Norvegjisë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:31.46 minuta apo me kohën me të shpejt për 15 qindtat se skiatorja gjermane Emma Aicher.

Breezy Johnson e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 40 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Brignone udhëheq me 1044 pikë, pasojnë Gut – Behrami me 831, Ljutiç 753. Në lëshim Brignone kryeson me 334 pikë, e ndjekur nga Goggia 310 e Hutter me 308.

Renditja

1. Cornelia Hutter (Austria) 1:31.46
2. Emma Aicher (Gjermania) +0.15
3. Breezy Johnson (SHBA) +0.40
4. Sofia Goggia (Italia) +0.44
5. Federica Brignone (Italia) +0.51
6. Laura Pirovano (Italia) +0.55
7. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0.71
8. Jacqueline Wiles (SHBA) +0.84
9. Ester Ledecka (Çekia) +0.99
10. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +1.00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat