Skiatorja e Gjermanisë, Emma Aicher, ka shkaktuar senzacion në disiplinën e lëshimit, duke shënuar fitore në Kupën e Botës që u mbajt në Kvitfjell të Norvegjisë.
Ajo doli e para me kohë të kaluar për 1:31,69 minuta apo me kohën më të shpejt për 3 qindtat se skiatorja amerikane Lauren Macuga.
Skiatorja gjermane, 21-vjeçarja Emma Aicher nuk kishte qëndruar kurrë në podiumin e fituesve në garat e Kupës së Botës. Në
Norvegji, ajo zuri vendin e dytë në lëshimin e së premtes dhe bëri përshtypje për një fitore të së shtunës (sot).
Cornelia Hütter nuk e përsëriti suksesin e djeshëm ku ngadhënjeu në lëshim, sot doli në vend të tretë me kohë më të dobët për 19 qindtat se fituesja e garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone kryeson me 1094 pikë, pasojnë Gut – Behrami me 863, Ljutiç 753 pikë etj.
Në lëshim Brignone kryeson me 384 pikë, e ndjekur nga Hutter 368 e Goggia me 350.
Renditja
1. Emma Aicher (De) 1:31,69
2. Lauren Macuga (USA) +0,03
3. Cornelia Hütter (Ö) +0,19
4. Federica Brignone (Italia) +0.33
5. Laura Pirovano (Italia) +0.34
6. Sofia Goggia (Italia) +0.36
7. Marte Monsen (Norvegjia) +0.49
8. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.51
9, Corinne Suter (Zvicra) +0.54
10. Breezy Johnson (SHBA) +0.62