Brignone një hap drejt titullit, Gut – Behrami përfundon në vend të dytë

Skijim

Brignone një hap drejt titullit, Gut – Behrami përfundon në vend të dytë

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2025 Në ora: 13:30
Federica Brignone

Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, ka bërë edhe një hap drejt titullit të Kupës së Botës.

Ajo ka treguar formë të lartë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Kvitfjell të Norvegjisë.  

Federica Brignone doli e para me kohë të kaluar për 1:30.11 minuta apo për 6 qindtat më e shpejt se Lara Gut-Behrami e Zvicrës.

Skiatorja italiane Sofia Goggia përfundoi në pozitën e tretë për 9 qindtat larg Brignones.

Në renditjen e përgjitshme të Kupës së Botës, Brignone kryeson me 1194 pikë, duke e lënë prapa Gut – Behramin 943. 

Në supersllallom të madh Gut Behrami prin me 465 pikë, e ndjekur nga Brignonen me 410 pikë.

Renditja

1. Federica Brignone (Italia) 1:30.11
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.06
3. Sofia Goggia (Italia) +0.09
4. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.22
5. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.27
6. Ester Ledecka (Çekia) +0.32
7. Romane Miradoli (Franca) +0.38
8. Stephanie Venier (Austria) +0.39
9. Elena Curtoni (Italia) +0.64
10. Kira Weidle-Winkelman (Gjermania) +0.66

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat