Henrik Kristoffersen shënon edhe një fitore në Kranjska Gora

Skijim

Henrik Kristoffersen shënon edhe një fitore në Kranjska Gora

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2025 Në ora: 13:40
Henrik Kristoffersen

Skiatori i Norvegjisë, Henrik Kristoffersen, ka shënuar edhe një fitore në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Henrik Kristoffersen dje ngadhënjeu në sllallom të madh, sot në disiplinën e sllallomit.

Henrik Kristoffersen doli i pari me kohë të kalua për 1:39.26 minuta apo me kohë më të mirë për 17 qindtat se norvegjezi Timon Haugan.

Manuel Feller renditet në vend të tretë me 23 qindtat e sekondës më pak se fituesi i garës.

Në renditjen e përgjithshme Odermatt kryeson me 1306 pikë, pasojnë Kristoffersen 946 e Meillard 731.

Në sllallom Kristoffersen prin me 567 pikë, i ndjekur nga Noel 490 e Meillard 465.

Renditja  

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:39.26
2. Timon Haugan (Norvegjia) +0.17
3. Manuel Feller (Austria) +0.23
4. Loïc Meillard (Zvicra) +0.24
5. Tanguy Nef (Zvicra) +0.36
6. Victor Muffat-Jeandet (Franca) +0.47
7. Fabio Gstrein (Austria) +0.58
8. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.82
9. Alex Vinatzer (Italia) +0.94
10. Clement Noël (Franca) +1.03

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat