Dominik Paris më i miri në lëshim, la pas Odermartin

Skijim

Dominik Paris më i miri në lëshim, la pas Odermartin

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2025 Në ora: 13:57
Dominik Paris

Skiatori italian, Dominik Paris, ka arritur fitore në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Kvitjell të Norvegjisë. 

Dominik Paris doli në vend të parë me kohë të kaluar për 1:44.67 minuta apo me kohën më të mirë për 32 qindtat se zvicerani Marco

Odermatt. Stefan Rogentin arriti në podium me kohë më të ngadalshme për 63 qindtat se fituesi i garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1386 pikë, pasojnë Kristoffersen 946, Meillard 731 pikë.

Në lëshim Odermatt udhëheq me 525 pikë, i ndjekur nga Von Allmen me 422 e Monney 305. 

Renditja 

1. Dominik Paris (Italia) 1:44.67
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0.32
3. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.63
4. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.83
5. Alexis Monney (Zvicra) +0.89
6. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +1.05
7. Bryce Bennett (SHBA) +1.06
8. Nils Allegre (Franca) +1.07
9. Stefan Babinsky (Austria) +1.11
10. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +1.22

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat