Franjo von Allmen po tregon një sezon të shkëlqyeshëm në Kupën e Botës.
Zviceranët dominuan garën e sotme duke u renditur në tre vendet e para.
Franjo von Allmen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45.46 minuta në garën që u mbajt në Kvitfjell të Norvegjisë.
Marco Odermatt zuri vendin e dytë me kohë më të dobët për 28 qindtat se fituesi i garës dhe ishte më i shpejt për 10 qindtat se Stefan Rogentin.
Në renditjen e përgjithshme Odermatt kryeson me 1466 pikë, pasojnë Kristoffersen 946 e Von Allmen 756.
Në lëshim Odermatt kryeson me 605 pikë, i ndjekur nga Von Allmen 522 e Monney 327.
Renditja
1. Franjo von Allmen (Zvicra) 1:45.46
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0.28
3. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.38
4. Miha Hrobat (Sllovenia) +0.43
5. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.51
6. Dominik Paris (Italia) +0.59
7. Nejc Naraloçnik (Sllovenia) +0.75
8. James Crawford (Kanada) +0.87
9. Vincent Kriechmayr (Austria) +1.01
10. Justin Murisier (Zvicra) +1.05