Skiatorja e Shqipërisë bën bujë, Brignone fiton

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë bën bujë, Brignone fiton

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2025 Në ora: 14:10
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka bërë bujë duke u renditur në vend të tretë në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në Are të Suedisë.

Lara Colturi ka përfunduar në vend të tretë me kohën më të dobët për 1 sekondë e 43 qindtat se fituesja e garës, skiatorja italiane Federica Brignone.

Italianja ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:52,.87 minuta apo ishte më e shpejt për 1 sekondë e 36 qindtat se Alice Robinson.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone udhëheq me 1294, e ndjekur nga Gut – Behrami me 972 e Goggia 771.

Renditja

1. Federica Brignone (Italia) 1:52,.87
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1,36
3. Lara Colturi (Shqipëria) +1,43
4. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.49
5. Valerie Grenier (Kanada) +1.57
6. Paula Moltzan (SHBA) +2.11
7. Julia Scheib (Austria) +2.24
8. Camille Rast    (Zvicra) +2.27
9. Lara Gut-Behrami    (Zvicra) +2.52
10. Sara Hector (Zvicra) +2.56

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat