Dominik Paris shënon fitore në supersllallom të madh

Skijim

Dominik Paris shënon fitore në supersllallom të madh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 mars 2025 Në ora: 12:56
Dominik Paris

Skiatori i Italisë, Dominik Paris, është fitues në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në Kvitjell të Norvegjisë.

Paris ka arritur i pari me kohë të kaluar për 1:08,98 minuta më kohën më të mirë për 38 qindtat se vendi i dytë, kanadazi James Crawford.

Slloveni Miha Hrobat përfundoi në pozitën e tretë me 47 qindtat e sekondës më pak se fituesi i garës. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1516 pikë, pasojnë Kristoffersen 946 e Von Allmen 776.

Në supersllallom të madh Odermatt udhëheq me 491 pikë, i ndjekur nga Kriechmayr 281 e Rogentin 271 pikë.

Renditja 

1. Dominik Paris (Italia) 1:08,98
2. James Crawford (Kanada) +0,38
3. Miha Hrobat (Sllovenia) +0,47
4. Marco Odermatt (Zvicra) +0.48
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.49
6. Alexis Monney (Zvicra) +0.56
7. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.57
8. Jan Zabystran (Çekia) +0.60
9. Stefan Eichberger    (Austria) +0.61
9. Nils Allegre (Franca) +0.61

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat