Skiatoret austriake dominojnë, Shiffrin përfundon në pozitën e tretë

Skijim

Skiatoret austriake dominojnë, Shiffrin përfundon në pozitën e tretë

Nga: K.Goca Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:54
Austriakja Katharina Truppe

Skiatoret e Austrisë dominuan duke zënë dy vendet e para në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Are të Suedisë.

Austriakja Katharina Truppe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.08 minuta. 

Truppe shënoi fitore të ngushtë, me 5 qindtat e sekondës ishte më e shpejt se bashkëkombësja e saj Katharina Liensberger.

Skiatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mikaela Shiffrin, ka përfunduar në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 19 qindtat se Truppe. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Brignone kryeson me 1294 pikë, e ndjekur nga Gut-Behrami me 972 e Ljutiq 790.

Në sllallom Ljutiç udhëheq me 515 pikë,  pasojnë Rast me 474 e Liensberger 464.       

Renditja

1. Katharina Truppe (Austria) 1:42.08
2. Katharina Liensberger (Austria) +0.05
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.19
4. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +0.22
5. Wendy Holdener (Zvicra) +0.61
6. Paula Moltzan (SHBA) +0.70
7. Lena Dürr    (Gjermania) +0.79
8. Andreja Slokar (Sllovenia) +0.81
8. Marta Rossetti (Italia) +0.81
10. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +0.98

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat