Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, po e prezanton në mënyrën më të mirë shtetin shqiptar në mesin e skiatoreve më të mira të botës.
Lara Colturi sot ka përfunduar në vend të 12-të me kohë më të dobët për 1 sekondë e 18 qindrat nga fituesja e garës, austriakja Katharina Truppe.
Gara e sllallomit u mbajt në Are të Suedisë.
Shqipëria si shtet ka shijuar rezultatet më të mira në histori nga skiatorja Colturi.