Ndërron jetë skiatori 18-vjeçar pas aksidentit të frikshëm

Skijim

Ndërron jetë skiatori 18-vjeçar pas aksidentit të frikshëm

Më: 9 mars 2025 Në ora: 23:00
Marco Degli Uomin

Marco Degli Uomini, skiatori 18-vjeçar, i cili mbeti i lënduar të shtunën në Zoncolan, ka ndërruar jetë në spitalin e Udines.

Pas një fluturimi prej rreth 70 metrash, ai ra keq në dëborë dhe u dërgua menjëherë në spitalin në Tolmezzo me helikopterin Suem të Pieve di Cadore.

Sipas analizave fillestare, skiatori kishte pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim të dyshuar në kokë, por nuk i humbi ndjenjat pas aksidentit.

Një fakt që u kishte dhënë shpresë mjekëve dhe familjarëve, por menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Tolmezzo lindën komplikime të rënda që kërkonin transferim të menjëhershëm në Udine.

“La Repubblica” raporton se pasi u fut në terapi intensive, 18-vjeçari ra në koma dhe më pas ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat