Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare Adelina Meshi, nën e tre fëmijëve e cila vuante nga sëmundja e kancerit të gjirit dhe për të cilën ishte kërkuar ndihmë financiare.
Lajmi është bërë i ditur nga familjari i saj Shpetim Blakaj.
“Dashuria dhe respekti që kishe ndaj meje, si daja yt i dashur, do të ngelën në kujtesën time sot e për mot, mbesa ime. Njerëzit vdesin vetëm kur të harrohen, e Ti s’do të harrohesh kurrë”, pastë rahmet shpirti Yt i bardhë.
Të faleminderit për dashurinë dhe respektin që kishe ndaj meje dhe e mbolle atë deri në përjetësi!”, ka shkruar ai.