Gazmend Istrefi nga Mitrovica po kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së tij 14-vjeçare, për të cilën thotë se i ka të dëmtuara mushkëritë, mëlçinë, por dhe zemrën.
Ai ka dërguar në adresë të KosovaPress-it edhe dokumentacionin e mjekëve që argumentojnë sëmundjet që vajza e tij ballafaqohet.
Gazmendi thotë se barnat dhe mjekimi i saj po kushtojnë shumë, andaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të përballuar koston, pasi thotë se kushtet ekonomike i ka të rënda.
Në vijim po postojmë edhe dokumentacionin si dhe xhirollogarinë e tij:
Gazmend Istrefi, Mitrovicë
Nr. Tel: 044841140
Xhirollogaria: 2027000048345980/TEB