Fitore Zenelaj është gruaja e cila e ka mposhtuar sëmundjen e kancerit.
Me këtë sëmundje ajo u diagnostifikua në vitin 2019.
Fitorja tha se personat e prekur nga kanceri, duhet të tregohen më të fortë se kjo sëmundje.
“Ishte viti 2019 kur jam diagnostifikuar me kancerin e gjirit, s’është lajm i lehtë, por duhet të bëhemi më të fortë se sëmundja dhe vështirësitë që na sjell jeta.
E rëndësishme është që ne ta kemi vetkontrollin, që me menaxhu sëmundjen, kuptohet me ndihmën e mjekëve, me terapi e me trajtimin e sëmundjes”, u shpreh ajo.