Jo pak herë qendrat e masazheve kanë rënë pre e denoncimeve të qytetarëve për shkak se krahas shërbimit për të cilin janë të specializuar, ofrojnë edhe shërbime "ekstra" siç është seksi dhe prostitucioni, i cili ky i fundit dënohet me ligj në Shqipëri.
Së fundmi një qytetare shprehet e shqetësuar se një qendër masazhesh në Tiranë i ka shkrujtur bashkëshortit të saj në një orë të papërshtatshme sipas saj.
Nga ana tjetër recepsionistja justifikohet me faktin se është thjesht punonjëse.
"Pershendetje. A mund ta dërgoni një lajm të tillë se na ndan fare këto qendrat e masazheve që punojnë natën"- denoncon qytetarja. Më poshtë jepet edhe një pjesë e bisedës mes qytetares dhe recepsionistes.