Burri i martuar merr 14-vjeçaren dhe e lë në rrugë pas 10 ditësh. Gjyshja: Do ta vras

Sociale

Burri i martuar merr 14-vjeçaren dhe e lë në rrugë pas 10 ditësh. Gjyshja: Do ta vras

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:29
Foto nga emisioni

Një fëmijëri e prerë në mes, abuzuar dhe braktisur. Kjo është historia e një 14-vjeçare nga Shkodra, e cila u trajtua sot në emisionin me ‘Zemër të hapur’. E rrëfyer në vetë të parë nga familjarë të të miturës, u shpalosën detaje tronditëse.

Një burrë i martuar me 4 fëmijë nisi një marrëdhënie me të miturën, duke i premtuar një jetë të re së bashku. Ata kanë ikur nga Shkodra në Durrës, ku jetuan së bashku për 10 ditë dhe më pas e braktisi në mes të rrugës për t’u bashkuar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

14-vjeçarja u gjet në mes të të ftohtit në rrugë nga familjarët, të cilët për 10 ditë nuk dinin asgjë për fatin e saj. Pasi mësuan ngjarjen, familjarët e denoncuan në polici, por nuk morën një reagim nga uniformat blu.

Gjyshja e 14-vjeçares: Mbesën e kam rritur vetë dhe jam shumë e lidhur me të. Në fund të janarit ajo u zhduk. E kam kërkuar gjithandej. E denoncova dhe në polici më thanë hë se do dalë vetë në shesh. Njerëzit e djalit e dinin që kishte marrë vajzën tonë. Ai është i martuar me 4 fëmijë. Më thonë që vajza ka probleme, por kjo nuk është e vërtetë. Ky është pretendimi i shoqatës që është marrë me vajzën time e cila ka 7 fëmijë. Policia tha ne jemi vetëm për burg, ju mund ta zgjidhni me mirëkuptim. Ai djalë këtë punë bën. Merr nga një vajzë të vogël e mban një javë dhe i lë rrugëve e kthehet te gruaja.

Pasi mori mbesën, këtë të premte takova djalin dhe më premtoi se mbesën time do ta merrte për nuse sepse gruan e parë e kishte lënë. Dy ditë më vonë ai e la mbesën time në një lulishte derisa e gjeti e ëma. Ai futi edhe të shoqen për të rrahur mbesën. Nëse unë e takoj atë person do ta vras me duart e mia dhe le të bëj burgun se ai shkatërroi mbesën time. E mori vajzën e coi në Shkozet e fshehu në shtëpinë e motrës së tij. E mbanin fshehur edhe nga familja jonë. U thashë na nxirrni vajzën ose do bëjmë vrasje. Vajza ime shkoi në polici, por nuk na erdhën në ndihmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat