Pas një sëmundje të rëndë, të premten ka vdekur në moshë të re Mehmet Syla nga fshati Shtuticë i Komunës se Drenasit.
Pasi vuante prej kohësh nga sëmundja ai nuk kishte mundësi të punonte, andaj familja e tij ka nevojë për ndihmë.
Syla la pas gruan dhe 4 fëmijë, të cilët janë në kushte të rënda financiare.
Njoftimi i plotë i postuar në faqen e fshatit Shtuticë:
Me datë 16.09.2022 u nda nga jeta në një moshë të re bashkëfshatari ynë MEHMET SYLA.
Ai la pas vete gruan dhe 4 fëmijë.
Pasi që vuante nga një sëmundje e rëndë, i ndjeri nuk kishte mundësi për të punuar prej një kohe të gjatë dhe tani familja e tij gjenden në gjendje të rëndë financiare, prandaj:
LUSIM të gjithë bashkëfshatarët tanë posaqërisht mërgimtarët e fshatit SHTUTICË ta ndihmojmë familjen e Mehmetit e cila pas tragjedis qe ju ndodhi duhet te përballet edhe me kushtet e rënda ekonomike .
Kushdo qe keni mundësi të ndihmoni familjen e tij kontaktoni në këtë numer: +38344836467