Familja e Valbon Poroshticës nga Hajvalia e Prishtinës, është në gjendje të rëndë ekonomike, në luftë me mbijetesën.
Valboni dhe familja e tij kanë nevojë për një shtëpi, ushqim e veshmbathje. Por, mbi të gjitha kësaj familjeje i duhen mjete për sigurimin e barnave, kryefamiljari, Valboni dhe familja e tij janë me sëmundje kronike dhe duhet të përdorin terapi të vazhdueshme.
Valboni po kërkon ndihmë nga ata që kanë mundësi ta ndihmojnë, pasi gjendja në shtëpinë e tij po rëndohet ditë e më shumë.
Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Valbonin dhe familjen e tij mund ta kontaktojnë në numrin kontaktues : +383 45 47 013.
Valboni ka treguar se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është i aftë për punë.