Azemine Osmani jeton në kushte të rënda së bashku me nëntë antarë tjerë në fshatin Capar të komunës së Gjilanit.
Myku, e lagështira nga të reshurat e shiut bënë që muret të dëmtohen e në shtëpi të kundërmojë aromë.
Andaj, sipas saj tash e nëntë vite tre nga fëmijët e saj detyrohen që gjumin ta bëjnë tek axha i tyre.
E me lot në sy ajo vazhdon të tregojë se vajza e saj 10 vjeçare kalon fshatra në këmbë për të ndjekur mësimet në klasën e gjashtë.
Edhe rrugën për në shtëpi e kanë të vështirë.
Për shtëpinë që ua ndërtuan donatorët para nëntë viteve është mirënjohës, kryefamiljari, Qerim Osmani.
Sipas tij, kjo familje mbahet gjallë nga sociali i zonjës Azemine e cila është me aftësi të kufizuara.
Por, probleme shëndetësore kanë dhe antarët tjerë të familjës.
Përveç një shtëpi të re, familjes Osmani u nevojiten edhe gjëra ushqimore.
Nr kontaktues 045 – 702 – 461