Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka bërë hapjen e fushatës nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”,
Në hapje të fushatës është shfaqur një video vetëdijesuese si dhe është prezantuar një instalacion, që flisnin për rëndësinë e mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve për fëmijët dhe familjet e cenueshme.
Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se përmes kësaj fushate synojnë që të mobilizojë vendimmarrësit dhe përgjegjësit kryesorë për sigurimin e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht fëmijët./EO
Kjo me qëllim që të merren masa për ndërhyrjet emergjente të domosdoshme në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, të qëndrueshme e cilësore.