Viktori dhe Harilla janë djem xhaxhallarësh por në konflikt i ka futur një makinë. Viktori e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar t’i kthejë mbrapsht makinën e djalit të tij të vetëm i cili ka ndërruar jetë një vit e gjysmë më parë.
Harilla i thotë se e kupton problemin e tij, por edhe ai ka mjaftueshëm gjëra që e shqetësojnë dhe kërkon prej Viktorit që ta mirëkuptojë.
Ai nis të rendisë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” problemet që ka dhe një prej tyre përmban edhe një akuzë të rëndë.
Harilla: Kam halle tej mase.
Eni Çobani: Çfarë halli?
Harilla: Iku gruaja me gjithë kalamajtë.
Viktor: Për hallin që ke, edhe unë ta qaj hallin.
Harilla: Iku gruaja me lek të madh, ka shitur tokën andej që jemi.
Viktor: Nga m’i sajon këto gjëra?
Eni Çobani: Po mirë mo, tokën e vet ka shitur ajo.
Harilla: Tokën e vet po i ka marrë… kalamajtë i rrita unë, donin libra. I thirra nipçes, hajde këtu, kush i merr lekët? Më tha që “harroji lekët”. Kush je ti o vëlla? “Harroji lekët, s’merr dot lekë ti aty”. I thashë dy rrugë janë, i thashë gruas s’ke faj ti, o me të o me mua. Iku gruaja me atë.
Eni Çobani: Si iku me atë?
Harilla: Më thotë nipçja mua që “s’janë kalamajtë e tu, janë të mitë”. Ore je mirë nga trutë ti?
Në këtë moment, Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani kanë mbetur të habitur nga deklarata e Harillës. Ky i fundit thotë se veç kësaj, ka problem me nënën, vëllain dhe motrën.
Harilla: Gruaja po bën 1 vit e gjysmë, gati 2 vjet nuk kam takuar më kalamajtë fare.Ardit Gjebrea: Pra gruaja është gjallë?
Harilla: Po ishte aty gruaja, në shtëpi, me familje. Unë kisha nënën sëmurë, të paralizuar dhe vëllanë me të meta mendore dhe motra merrte pensionin. I denoncova te “News”-i, as lekë asgjë s’më kthyen, por ikte nga shtëpia, “hajde nëne firmos këtu”. Ç’të firmosë nëna, është pa vetëdije dhe vëllai me të meta, unë e di ç’kam hequr me ata.
Ardit Gjebrea: Kush i mori firmat?
Harilla: Motra.
Harilla thotë se gruaja e tij ka shitur tokën në Marinëz për 96 milionë Lekë. Ai i rikthehet sërish fjalëve që i ka thënë nipi i bashkëshortes.
Harilla: Më tha nipçja mua që s’janë të tutë.
Ardit Gjebrea: Nipçja yt?
Harilla: Çuni i vëllait të saj.
Ardit Gjebrea: Çuni i vëllait të saj të tha që fëmijët e tu s’janë të tutë?
Harilla: “S’janë të tutë se janë të mitë” tha ai. Ore ti je mirë ti apo jo? Në sy të kalamajve.
Harilla: shton se gruaja dhe tre fëmijët qëndruan thuajse tre muaj me familjen e nipit të saj, i cili është i martuar.