Rasti makabër i qëllimit me armë ndaj maces në Tiranë, Gjoka: Mjaft! Jemi turp i Ballkanit, Europës dhe botës

Sociale

Rasti makabër i qëllimit me armë ndaj maces në Tiranë, Gjoka: Mjaft! Jemi turp i Ballkanit, Europës dhe botës

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Një video që ka qarkulluar ditën e sotme, ku një person qëllon me armë zjarri mace në Tiranë, ka tronditur opinionin publik në vendin tonë.

Pasi pamjet janë bërë publike, policia ka njoftuar se është shoqëruar në komisariat shtetasi me iniciale S.K., banues në Tiranë, i cili ka kryer aktin.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur një armë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në një lidhje direkte për emisionin “Rudina” në Tv Klan, animalistja Jonida Gjoka ka bërë thirrje që këto akte të mos ndodhin pasi kafshët thekson se ndjejnë dhimbje po aq sa edhe njerëzit.

Jonida Gjoka, animaliste: Është një nga ngjarjet që është për ne kafshëdashëset, një ngjarje shumë e vështirë për ta parë sepse nuk arrij ta shoh dot. Është një ngjarje e frikshme, e dhimbshme që nuk duhet të ndodhë në këtë shekull. Është një problem madhor që duhet të komentohet në shumë nivele. Në nivelin pushtetor, në nivelin lokal dhe më pas tek ne qytetarët. Kafshët janë për t’u mbrojtur në këtë planet, nuk janë për t’u vrarë. Si mund të vritet një mace? Është si një fëmijë që nuk rritet kurrë dhe të jep vetëm dashuri. Nuk e besoj si një njeri normal mund ta bëjë këtë, një gjest makabër.

Kjo është në zile që pushteti vendor dhe lokal duhet të zgjohet. Jemi një nga vendet që jemi turp i Ballkanit, Europës dhe botës. Nuk duhet të vrasim kafshët, nuk duhet. Gjenetika jonë është afër me ta, ndjenjë dhimbjen njësoj si ne. Nuk duhet të sillet një njeri në këtë lloj forme me një qenie kaq të brishtë. Shikoj fëmijë që i keqtrajtojnë, ne duhet ta vëmë në kurrikulën e sistemit të edukimit shkollor, trajtimin e kafshëve, se si duhet të sillemi me kafshët, me natyrën dhe me çdo gjë që duhet të respektojnë, sidomos me një kafshë, e cila ndjen dhimbje. Mjaft, mjaft! Nuk është bukur, nuk është njerëzore, gjeni pak dashuri brenda shpirtit tuaj për kafshët sepse janë pjesë e jona, e këtij planeti. Ju lutem, janë krijesë e Zotit!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat