“Laja këmbët e vjehërrve, ish-bashkëshorti ishte 15 vjet më i madh”, rrëfimi tronditës i shqiptares

Sociale

“Laja këmbët e vjehërrve, ish-bashkëshorti ishte 15 vjet më i madh”, rrëfimi tronditës i shqiptares

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 19:42
Vanesa

Pas 4 vitesh të vështira në Greqi dhe kthimit në Shqipëri ku që në moshën 14-vjeçare Vanesën e hoqën nga shkolla dhe e futën në punë, jeta vetëm vështirësohej për të. Ajo rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” keqtrajtimin nga njerka, vuajtjet që nuk mbaronin dhe në një moment sheh një dritë shprese.

Ende pa mbushur të pesëmbëdhjetat, një lajmëtar kërkon dorën e saj për martesë. Vanesa thotë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se këtë e pa si një mundësi për të shpëtuar nga gjithçka dhe ra dakord që martesa të bëhej.

Fatkeqësisht, drita në fund të tunelit ishte vetëm një iluzion. 

Vanesa: Shkoj aty te ajo familje në krye të 4 ditëve, domethënë bëhet ajo adeti, vjen në shtëpi, vë unazën…ashkëshortit, i cili ishte dyfishi i moshës së saj, e priti dhuna, keqtrajtimi, punët e rënda të fshatit.

Ardit Gjebrea: Më fal, ti ishe 15 vjeç.

Vanesa: Gati 15 vjeç.

Ardit Gjebrea: Gati. Po bashkëshorti sa vjeç ishte?

Vanesa: Ai ishte 15 vjet më i madh se unë. Kishte pasur një martesë më përpara.

Ardit Gjebrea: Pra ai ishte rreth 30 vjeç. Si shkove me të?

Vanesa: Po, po më keqtrajtonte shumë, nuk më lironte fare, nuk kishte shans.

I ati i saj, pavarësisht se e bija i kishte treguar gjithçka dhe i kërkonte ndihmë, nuk iu gjend kurrë në krah por e kalonte situatën me një gotë rakie, përfundon Vanesa.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat