Të lidhur nga fati, historia më e bukur e dashurisë mes babait birësues dhe vajzës së tij

Sociale

Të lidhur nga fati, historia më e bukur e dashurisë mes babait birësues dhe vajzës së tij

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 16:38
Pranvera

Në moshën 30-vjeçare, prindërit i rrëfyen Pranverës të vërtetën që e mundonte prej vitesh: ajo nuk ishte gjetur në një kosh mbeturinash siç i kishin thënë.

Imazhi i vetes së braktisur e të refuzuar e çliroi disi kur mësoi një histori të veçantë e të vërtetë dashurie me babain birësues.

Pranvera ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan një moment që tingëllon thuajse imagjinar. Sa mundësi ka që dy persona të zgjedhin njëri-tjetrin ende pa u njohur?

Pranvera: E vërteta nisi me historinë tonë më të bukur të dashurisë, domethënë momentin e birësimit edhe që është një nga momentet që unë do ta ruaj deri në frymën time të fundit. Në momentin kur ka ardhur në jetimore dhe ka bërë kërkesën për të birësuar një fëmijë edhe që në momentin e parë i kërkoi vajzë drejtoreshës.

Ardit Gjebrea: Pra ti nuk ishe gjetur në koshin e plehrave.

Pranvera: Jo.

Ardit Gjebrea: U çlirove nga kjo ide?

Pranvera: Po.

Ardit Gjebrea: Por pse nuk ta thanë për kaq vite?

Pranvera: Kishin frikë.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Pranvera: Të më humbisnin, mendoj.

Pas refuzimit të parë, babai i Pranverës u rikthye një ditë tjetër në jetimore. Fati dukej se i kishte lidhur bashkë tashmë pasi zgjedhja këtë herë i takoi Pranverës.

Pranvera: I ka treguar disa fotografi dhe nga ato fotografi zgjodhi një fotografi dhe tha “dua këtë vajzën”. Edhe i tha që “kë paske zgjedhur, këtë gjete? Kjo ka qenë e sëmurë, është me probleme dhe nuk ta sugjeroj që ta marrësh”. Ai tha “nuk ka problem, unë do ta shëroj”. Nxorën polemika, i nxirrnin fotografi të tjera, nuk ishte e vendosur atë ditë. Kishte ardhur një ditë tjetër, ne kishim dalë anës detit, na kishin nxjerrë anës detit dhe…

Ardit Gjebrea: Pse ku ishte kjo jetimore?

Pranvera: Në Vlorë. Anës detit dhe kishte thënë që “shiko se ke vajza, ke djem, zgjidh ndonjë”. Dhe në momentin që ishin radhitur baballarët se ishin baballarë atë ditë, unë kam vajtur direkt te këmba e tij dhe i kam thënë më merr mua dhe ai tha që “kjo është vajza ime dhe këtë do ta marr unë”. Më vonë, u zbulua që vajza në foto ishte po ajo vajzë…

Ardit Gjebrea: Që vajti te këmbët e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat