Veterani i UÇK-së ka pësuar aksident duke u rrëzuar nga një lartësi, ku theu këmbën e djathtë.
OVL-UÇK, dega në Prishtinë ka bërë të ditur se Zhegrovës tash e dy vite e gjysmë nuk po i përmirësohet gjendja shëndetësore, ndonëse ai u është nënshtruar disa operacioneve.
Dy operacionet e radhës, ai do t’i realizojë në Turqi, por shuma materiale e tyre është e papërballueshme për familjen, andaj edhe po kërkohet vullneti i bashkëqytetarëve për ta ndihmuar atë.
Ky është njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
Apel për ndihmë:
Ftohen Qytetarët dhe luftëtarët e UÇK-së që me aq sa munden ta ndihmojnë veteranin e luftes nga Gllamniku i Podujeves Ismail Zhegrova i lindur me 20,06,1977 që pati nji aksident duke rënë nga një lartësi pos lëndime të tjera theu dhe këmben e djathët .
Po bëhen dy vite e gjysmë këmba nuk po përmisohet pati tri opereacione tash dera e fundit i është ndihëma e vullnetmirëve sepse duhet urgjent edhe dy operimi ti bëj në Turki.
Shuma është e pa perballueshme për Ismailin po duhen 17.000 euro mbesim me shpresë që do ta ndihmoni personin në fjalë nder dhe rrespekt për të gjith juve që ndihmoni Zoti ju shpërbleftë.
Me rrespekt OVL e UÇK-së Dega në Prishtinë.
Nr.i xhirollogarisë ,Banka per biznes 1300003008914674.