U plagos me thikë nga bashkëjetuesja, flet nga qelia Erald Toska: I futi thonjtë në fyt djalit 7 muajsh, kishte varësi nga…

Sociale

U plagos me thikë nga bashkëjetuesja, flet nga qelia Erald Toska: I futi thonjtë në fyt djalit 7 muajsh, kishte varësi nga…

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Nga ambientet e qelisë së burgut të Fierit, Erald Toska foli në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, tha se i ka dhënë fund marrëdhënies me bashkëjetuesen e saj, Myrvete Shahinlli, e cila më 18 e qëlloi disa herë me thikë.

Ndërsa 25-vjeçarja shtatzënë është e lirë bashkëjetuesi i saj, është prapa hekurave pasi shkeli masën e sigurisë. Gjatë lidhjes telefonike në emision, ai tregoi se bashkëjetuesja pasur sjelljet të dhunshme në vijimësi.

“Kemi pasur disa probleme të vogla që mund të zgjidheshin me kohën. Më ndodhi kjo pjesa që duhet të kthehesha këtu, pastaj shkuam në Tiranë. I kam thënë disa herë që të merrte vajzën, por ajo nuk pranonte se ishte mësuar atje. Në atë familje janë rritur shumë fëmijë dhe nuk mund të jetë dhunuar”, tha ai.

Pas plagosjes, ai tregoi edhe bisedën me 25-vjeçaren.

“E vetmja pyetje që bënte çfarë do të bëhet me mua pas kësaj. Përderisa e ka pranuar edhe vetë vazhdon të jetë e lirë, këtë nuk e kuptoj. Dua të sigurohet jeta e fëmijës. Mendoj se është në rrezik me nënën. Që nga ajo ditë nuk kam folur asnjëherë. Unë jam ankuar disa herë te familjarët e saj për sjelljen e saj dhe nuk është interesuar njeri. Kemi pas debate që për mendimin tim janë pa lidhje. Pak a shumë ka folur për të shkuarën e saj por nuk mendoj se është arsye për të arritur në këtë gjendje që arriti ajo.

Edhe e shkuara ime nuk ka qenë e lehtë. Nëse nuk do të ndodhte kjo gjë do të vazhdonim të ishim bashkë. Tani nuk dua të jetoj më pasi nuk mund të jetoj me frikë. Jam përpjekur për dy vite e gjysmë. Ka pasur varësi në rrjetet sociale e ka goditur fëmijën nën sytë e mi, i ka vendosur thonjtë në fyt. E kam pranuar me idenë se do të ndryshojë”, rrëfeu ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat