25-vjeçari Besnik Azizi ka nevojë për ndihmë, i duhet urgjent shërim jashtë vendit

Sociale

25-vjeçari Besnik Azizi ka nevojë për ndihmë, i duhet urgjent shërim jashtë vendit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:42
Besnik Azizi

25-vjeçari, Besnik Azizi, është i palëvizshëm dhe për shërimin e tij ka nevojë për ndihmën tuaj.

Sipas familjarëve, Besnikut i duhen 63 mijë euro për shërim jashtë vendit dhe familja e tij nuk ka mundësi që t’i sigurojë të hollat pasi që ata jetojnë nga ndihma shtetërore që e merr Besniku.

Besniku ka nevojë për një operacion në boshtin kurrizor, operacion ky që përcillet me tri seanca të qelizave staminale.

Përveç operacionit në boshtin kurrizor, 25-vjeçari po ashtu duhet t’iu nënshtrohet edhe dy operacioneve të tjera, një në zorrë të trashë dhe një në stomak dhe e gjithë procedura e trajtimit të tij do të zgjasë 3-4 muaj.

Postimi i plotë i familjes: 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat