25-vjeçari, Besnik Azizi, është i palëvizshëm dhe për shërimin e tij ka nevojë për ndihmën tuaj.
Sipas familjarëve, Besnikut i duhen 63 mijë euro për shërim jashtë vendit dhe familja e tij nuk ka mundësi që t’i sigurojë të hollat pasi që ata jetojnë nga ndihma shtetërore që e merr Besniku.
Besniku ka nevojë për një operacion në boshtin kurrizor, operacion ky që përcillet me tri seanca të qelizave staminale.
Përveç operacionit në boshtin kurrizor, 25-vjeçari po ashtu duhet t’iu nënshtrohet edhe dy operacioneve të tjera, një në zorrë të trashë dhe një në stomak dhe e gjithë procedura e trajtimit të tij do të zgjasë 3-4 muaj.
Postimi i plotë i familjes: