Martesa 40-vjeçare e Bujarit dhe Haxhiresë ka pësuar një tronditje të fortë. I lodhur nga 23 vite bashkëjetesë me prindërit e saj, Bujari i kërkon që ta lërë tani nënën 87-vjeçare. Në konfliktin e tyre rëndon edhe refuzimi i vëllait të Haxhiresë, Gëzimit që gjatë telefonatës në “Shihemi në Gjyq” nuk pranoi të merrte përsipër kujdesin e nënës.
Edhe pse mes një situate të vështirë, Haxhireja është shprehur në çdo moment se nuk ka ndërmend ta lërë të vetme nënën 87-vjeçare. Ajo është e vendosur deri në fund dhe vendimi i saj bën që Bujari t’i japë dorën Eni Çobanit dhe Ardit Gjebreas e të largohet nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Eni Çobani: Do ta mbani zonjën Hajrie?
Bujar: Absolutisht jo! Unë absolutisht jo! Kam thënë njëherëjo dhe jo! Unë të mbaj nënën e atij, me atë llumin, atë palaçon?!
Eni Çobani: Po ju e mbani për veten tuaj, nuk e mbani për Gëzimin.
Bujar: Unë nuk e mbaj, absolutisht jo!
Haxhire: Zonja Eni, unë do rri me nënën time, ajo nënë nesër do sëmuret, do spitalet, kush i kontribuon këtë gjëra mi zonja Eni? Ajo nënë edhe ato lekë që i ka harxhuar në spital, atje tani është pa rezidencë.
Eni Çobani: Po, pra ato para janë të vërteta që i ke marrë? 10 mijë euro i ke marrë?
Haxhire: Unë paguaj çdo gjë, ka ndenjur me oksigjen në shtëpi, kam paguar kujdestaren se unë jam në punë zonja Eni, i ka bërë llogari ai?
Eni Çobani: Atëherë Haxhire do rrish me Bujarin apo me nënën?
Haxhire: Unë do mbaj nënën zonja Eni!
Bujar: Mbaje nënën, mbaje nënën!
Haxhire: Unë do mbaj nënën, më vjen keq!
Bujar: Mirupafshim e ta gëzosh nënën! Mirupafshim zoti Ardit, gjithë të mirat!
Haxhire: Më vjen keq, unë nuk e hedh dot poshtë!
“Ti e vdiqe motrën!”, vëllai i kthen akuzën Haxhiresë: Me lekët që more, gjeji kujdestare nënës
Gëzimi, vëllai i Haxhiresë është lidhur me “Shihemi në Gjyq” përmes një telefonate për të qartësuar se si do të shkojë fati i nënës së tyre 87-vjeçare. Haxhireja ka 23 vjet që kujdeset për Hajrien, por tani bashkëshorti i saj, Bujari që e ka thirrur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan kërkon që ajo të bëjë një zgjedhje.
Vetë Gëzimi që është djali i vetëm i Hajries refuzon të kujdeset për nënën e moshuar. Ai akuzon Haxhirenë se ka marrë para nga motra e ndjerë dhe ka në dispozicion mundësitë që të marrë dikë të kujdeset për nënën.
Gëzim: I ke thënë Enit që ia vodhe lekët motrës?
Haxhire: Çfarë i kam marrë motrës? I kam rritur fëmijët që ti s’ia mbaje fëmijët! Ti që more motrën në Itali e vdiqe motrën!
Gëzim: Ia vodhe lekët!
Haxhire: Një kimio nuk i bëri motrës zonja Eni!
Gëzim: Çfarë lekësh i vodhëm motrës mo, çfarë lekësh i vodhëm? O plehrë!
Eni Çobani: Çfarë lekësh? Çfarë lekësh zoti Gëzim?
Haxhire: Nuk është e vërtetë zonja Eni!
Eni Çobani: Për çfarë lekësh flasim tani, lekët e zonjës, të mamasë suaj?
Haxhire: Ajo merrte pensionin e mbante vetë zonja Eni, një dy lekësh nuk fuste në shtëpi te unë!
Eni Çobani: Një përgjigje të fundit do doja nga ju, kush do ta mbajë nënën tuaj, zonjën Hajrie?
Haxhire: Hajde shit shtëpinë dhe mbaje nënën!
Gëzim: Ajo tani t’i dalë, lekët i ka, ka 10 milionë lekë.
Haxhire: S’është e vërtetë!
Gëzim: T’i gjejë kujdestare nënës, ta marrë atje dhe pastaj do flasim!
Eni Çobani: Se ju nuk e mbani apo jo?
Gëzim: Jo.
Haxhire: Hajde shit shtëpinë e çoje në azil.
Gëzim: Tani që nëna ka nevojë për ta mbajtur, kjo s’po e mban.
Haxhire: Po kush e ka mbajtur nënën deri më tani? Ai s’e ka mbajtur asnjëherë!
Gëzim: Se dokumentet kush ia bëri, ia bëre ti?
Haxhire: Unë ia bëra se ti ia dogje more maskara, ia dogje!
Gëzim: I dogji vetë!
Haxhire: Dhe atë motër që vdiq ti e shaje, “na ka shkatërruar shtëpinë” thoje more palaço! Ti thoshe!
Gëzim: Palaço je ti, ti je ndyrësirë!
Haxhire: Ti që ke hedhur nënën poshtë!
Gëzimi shton se babai i tij ka lënë 10 milionë lekë që të ishin për kujdesin e tyre. Haxhirja thotë se me ato para nëna ka kryer vizita mjekësore në Itali dhe ka plotësuar nevojat e saj, por ai këmbëngul se e motra i ka përvetësuar.
Vëllai mohon kujdesin e motrës ndaj prindërve: More maskara e edepsëz që e ke lënë nënën rrugëve!