Janë mbledhur paratë për trajtimin e vajzës Nina Dragusha, e cila është diagnostikuar me Tumorin NEUROBLASTOMA në Abdomen.
Familja Dragusha para disa ditësh ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e vajzës, duke njoftuar se kostoja për trajtim është 144.000 Euro.
Ndërkaq, sot familja Dragusha njofon se janë mbledhur paratë duke falënderuar qytetarët për ndihmë.
“Ju falënderojmë të gjithëve për ndihmën që e keni dhënë për shërimin e Ninës dhe ju njoftoj që shuma e kërkuar është grumbulluar dhe për korrektësi e ka kaluar vlerën, si Shqiptar human që jemi, kemi marr ndihma nga të gjitha anët e botës e i madhi Allah ju shpërbleftë juve sepse e keni nda buxhetin e familjes tuaj për me e rikthy buzëqeshjen e vajzës në familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Më tej, në njoftim thuhet se nga tani do të fillojë rrugëtimi disa mujor për shërimin e Ninës në Turqi.