Mujku: Duhet t’i edukojmë çiftet e reja me këshilla paramartesore

Sociale

Mujku: Duhet t’i edukojmë çiftet e reja me këshilla paramartesore

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:21
Vebi Mujku

Njohësi i politikave sociale, Vebi Mujku, ka thënë që çiftet e reja duhet të këshillohen para martesës në mënyrë që të jenë më të përgatitur për t’u sjellë si prindër.

“Ajo çka jam më tepër ithtar është që të punojmë diçka më tepër në parandalim se sa në vazhdim të mbesim duke diskutuar për  rastet që po na ndodhin”, ka thënë Mujku në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Hapat konkretë mendoj se duhet, sepse ne e dimë, qoftë te komunitetet i kemi martesat e hershme, mirëpo edhe martesat të cilat po ndodhin edhe në Kosovë edhe gjetiu, sot kemi çifte të reja të cilat hyjnë në martesë të papërgatitura për të qenë prindër”.

“Unë mendoj që ne duhet si shoqëri të bëjmë hapa konkretë, hapa të parë të cilët janë parandalues dhe të fillojmë me këshilla paramartesore, të merremi me të gjitha çiftet që dëshirojnë të hyjnë në martesa, posaçërisht të kenë edhe fëmijë, që t’i përgatisim se si t’i edukojnë fëmijët, se si të kujdesen, sepse prindërit janë një lloj gjysmë mjeku gjatë kujdesit, rritjes dhe trajtimit të fëmijës, pastaj ta mësojnë se si të sillet në shoqëri, se cila është koha e përshtatshme kur fëmija duhet të dalë në ambient të jashtëm”.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat