Sociologu: Lëmosh-kërkuesit në Kosovë po përdorën për përfitime të grupeve kriminale

Sociale

Sociologu: Lëmosh-kërkuesit në Kosovë po përdorën për përfitime të grupeve kriminale

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Lidhur me numrin e madh të personave dhe fenomenin e lëmosh kërkuesve në Kosovë, ka folur sociologu Ragip Fetahu.

Ai ka numëruar tri kategori që bëjnë pjesë këta persona.

Njëri grup nevojtar, tjetri shfrytëzim i fëmijëve e tjetri grup kriminal.

Ai thotë se kërkim lëmosha bëhet për përfitime të grupeve kriminale, jo për nevoja.

“Fenomeni i kërkim-lëmoshës nuk është i ri në Republikën e Kosovës. Lëmosh- kërkuesit mund t‘i grupojmë tri kategori. Grupi i parë janë të organizuar nga individ që e kanë si veprimtari biznesore. E për këtë qëllim shfrytëzojnë fëmijët e të njëjtit komunitet. Ky grupim veprojnë në formë „Nomade“, pra, lëvizin prej një shteti në shtetin tjetër e prej një qyteti në qytetin tjetër. Ky grup është kriminal. Kategoria e dytë janë lëmosh-kërkuesit e mitur që shfrytëzohen zakonisht nga prindërit apo familjarët e tyre për qëllime përfitimi material. Kategoria e tretë janë nevojtarët. Ky grup janë në numër shumë më të vogël në krahasim me dy të parët. Pra, mund të themi se kërkim-lëmosha në rrugë bëhet më shumë për qëllime përfitimi të grupeve kriminale dhe të individëve se sa që është nevojë”, u shpreh ai.

Fetahu thotë se me këtë dukuri duhet të merren institucionet.

Ai ka thënë se duhet të dëbohen personat që vijnë nga shtetet e tjera për shfrytëzimin e fëmijëve.

 “Është detyrë e institucioneve të sigurisë që të merën me këtë grup shoqëror. Me fjalë tjera ‘Nomadët’ të dëbohen drejt shteteve prej nga vijnë e fëmijët të trajtohen nga institucionet relevante dhe profesionistët”, theksoi Fetahu.

Sipas Fetahut, rastet e lëmosh-kërkuesve nuk krijojnë imazh të mirë për Kosovën.

Ai ka kërkuar nga institucionet përkatëse të merren me këtë fenomen.

“Qendrat për Punë Sociale kanë detyrë ligjore që të merën me këtë kategori shoqërore dhe të caktojnë masat ndihmëse për fëmijët e prekur. Të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë së bashku për të minimizuar këtë fenomen, sepse nuk krijon imazh të mirë për shtetin tonë”, përfundoi Fetahu.

Kosova ende nuk ka një ligj i cili do t’i mbronte dhe do të ua siguronte një jetë më të dinjitetshme lëmosh-kërkuesve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat