“E kam rritur që 13-muajshe”, gjyshja rrëfen për herë të parë momentet e vështira me mbesën

Sociale

“E kam rritur që 13-muajshe”, gjyshja rrëfen për herë të parë momentet e vështira me mbesën

Më: 10 mars 2024 Në ora: 17:03
Gjyshja

Në kuadër të ditës së 8 Marsit, Klei ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të surprizuar njeriun më të dashur për të, gjyshen. 17-vjeçarja nga qyteti i Fierit ndan me rubrikën e së “Dielës Shqiptare” historinë e saj që e ka nxitur të ftojë gjyshen në këtë ditë.

Prindërit e Kleit janë divorcuar në vitin 2007 dhe gjykata  vendosi që ajo dhe vëllai i saj të qëndronin me të atin. Përgjegjësia më e madhe e rritjes së tyre i takoi gjyshes që u kthye në një nënë për fëmijët, por sidomos për Klein. Ajo tregon se me nënën e saj nuk ka qenë e afërt më parë, por dy vitet e fundit ka patur përmirësime në raportin mes tyre.

Gjyshja e ka ndjekur Klein në të gjitha ëndrrat e saj për të marrë pjesë në kompeticione, për të mësuar kërcim, për të luajtur sporte duke u kthyer në tifozen më të madhe. Mbi të gjitha, për Klein ka plotësuar gjithçka që ajo mos ta ndiejë mungesën e nënës.

Klei: I jam mirënjohëse me jetë. Më ka edukuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Është shoqja ime e ngushtë, është krahu im i djathtë.

Ardit Gjebrea: Ia tregon të gjitha  sekretet?

Klei: Të gjitha, të gjitha sekretet. Ajo në fakt më dallon që në sy në qoftë se unë mund të kem një  problem, ndoshta dhe atë më të voglin dhe unë nuk dua që ta shqetësoj më thotë “Klei hajde pak, unë  e di që ke një gjë, hajde ma trego mua, të betohem që nuk i them njeriu” dhe kjo më bën që raportin me të ta kam akoma edhe më të ngushtë, akoma  edhe më të fortë. Ndonjëherë mërzitem sepse në fakt ajo gjatë gjithë kohës e dëgjoj shpeshherë që më thotë “unë e di që atë mungesën e nënës nuk ua zëvendësoj dot” dhe ajo në fakt… por të betohem që gjithçka më nevojitet në këtë jetë është nëna, kjo që kam.

Ardit Gjebrea: Ti nuk e ke ndier mungesën e mamit, jo?

Klei: Absolutisht. Gjyshja në fakt në qoftë se e vë të zgjedhë midis fëmijëve të saj, babit dhe hallave, edhe mes nesh, përgjigjja e saj do të ishte “ju jeni pika ime e dobët, mezi ju kam rritur”.

Klei është vetëm17 vjeç, por nuk e ka nisur fort lehtë jetën e saj. prindërit  u divorcuan kur ajo ishte fare e vogël dhe fëmijët kaluan në kujdestarinë e të atit. Ajo rrëfeu gjatë “Ka Një  Mesazh Për Ty” se është rritur nga gjyshja që përveçse është kujdesur për të, është kthyer në një nënë të vërtetë.

Klei ka një raport shumë të veçantë me gjyshen dhe kërkon gjithnjë mënyra që ta shohë të lumtur. Kjo është arsyeja që ajo e ka thirrur zonjën Nevreze në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, për t’i shprehur dashurinë dhe vlerësimin e pakufishëm ndaj saj.

Klei: Unë e di se sa shumë ke vuajtur ti me mua. Me mua, me vëllain tim, me babin, me të gjithë e ti njihesh për atë shpirtin e bukur që ke, për atë gruan pastërtore që gatuan, që kujdeset për të gjithë. Unë  e di që ti gjatë gjithë kohës je munduar që neve mos të na mungojë asnjë gjë, por unë e them plot bindje që ti je e gjitha që na nevojitesh në këtë jetë. Ti je forca jonë më e madhe.  Me rastin e 8 Marsit doja të të thoja që kjo ishte ndër surprizat që unë kisha  kohë që e mendoja të ta bëja dhe kush më shumë se ti do ta meritonte në këtë ditë të shënuar këtë surprizë. Të falenderoj për të gjithë suportin, për të gjithë sakrificën, për të gjithë ato që ti ke bërë për ne në të gjithë këto vite. E di që ti në fakt nuk e shpreh lodhjen, mërzinë që ke kundrejt nesh. Unë e di që brenda vetes ti i bluantë gjitha dhe nuk do që ne t’i marrim vesh këto gjëra. Nëna, ti je forca jonë më e madhe. Të falenderoj shumë që erdhe dhe të jam mirënjohëse me jetë!

Nevreze: Shpirti i nënës! Ti je jeta ime! Unë pa ju s’jetoj dot.

Gjatë rrëfimit, Klei.ceku disa herë faktin që gjyshja nuk ka shprehur kurrë lodhjen apo brengat e saj. Për herë të parë, Nevrezja ndan momentet më të vështira që ajo ka përjetuar gjatë rritjes së nipit e mbesës.

Ardit Gjebrea: E ke të veçantë këtë mbesë, po?

Nevreze: Shumë Ardit, të veçantë e kam. Unë kam 10 nipër e mbesa por kjo është e veçantë.

Ardit Gjebrea: Se e ke rritur vetë.

Nevreze: E kam rritur vetë. 13-muajshe e kam rritur Ardit dhe 3 vjeç djalin, vëllain e kësaj.

Ardit Gjebrea: Ke patur përgjegjësi për Klein.

Nevreze: Po, dhe do të kem derisa të jem gjallë. Shpirt i nënës!

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë momenti më i vështirë?

Nevreze: Ardit, për mua jo se kanë qenë të vështira por momenti më i vështirë ka qenë kur këtë e kam operuar nga apendiciti dhe kur unë kam qenë shumë e sëmurë, kam kaluar një ftohmë shumë të rëndë dhe këtë e djalin i mbaja në spital, njërin nga koka, njërin nga këmbët dhe u bëja hyzmet edhe atje, por shyqyr Zotit tani i kam si drita.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat