Fatosi pranon dhunën ndaj bashkëshortes, revoltohet Eni Çobani: Mos heshtni, denonconi!

Sociale

Fatosi pranon dhunën ndaj bashkëshortes, revoltohet Eni Çobani: Mos heshtni, denonconi!

Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Alma po përballet në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshortin e saj të 30 viteve, Fatosin. Në  insertin e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma i kërkoi Fatosit ADN-në e 4 fëmijëve të tyre dhe mundin e 30 viteve. Ajo i kujton atij se të afërmit e familjes e kanë shfrytëzuar.

Seanca po zhvillohet me tone të nxehta dhe në një pikë, Fatosi pranon se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Kjo deklaratë revolton ndërmjetësen Eni Çobani.

Fatos: Ti s’ke punë t‘i zësh me gojë këto gjërat se këto gjërat i zgjidh unë!

Alma: Asgjë s’ke zgjidhur ti! Ti ke zgjedhur dorën!

Eni Çobani: Jo, në qoftë se ke zgjedhur dorën siç thotë Alma, dorën dhe zërin ti do ta ulësh dhe nuk mund t’i drejtohesh bashkëshortes tënde në këtë formë. Ke përdorur dorë ndaj zonjës apo jo, përgjigju tani!

Fatos: Po.

Alma: Po, me raste po.

Eni Çobani: Po?! Edhe krenohesh që thua po?

Fatos: Po.

Eni Çobani: Të të vijë rëndë atëherë! Po janë të forta këto gra more prandaj u bëj thirrje të gjitha grave, denonconi dhunën, mos jetoni me dhunë, nuk jetohet me dhunë! Kërcënimi më i madh i lirisë së çdo femre është heshtja! Mos heshtni! Luftoni për të drejtat tuaja! Mos rrini si kjo zonja 30 vjet, me 4 fëmijë dhe ky burri thotë kam ngritur dorë! Si ke ngritur dorë ti more? Kujt i ke ngritur dorë? Të ka denoncuar kjo?

Fatos: Unë shkoj punoj nga mëngjesi në darkë dhe…

Eni Çobani: Vjen në darkë ti dhe ngre dorën ë?

Debati mes Almës dhe Fatosit, bashkëshortëve që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” është mjaft i tensionuar. Alma ndihet e nënshtruar nga bashkëshorti i saj, ndërsa ky i fundit pranoi se edhe e ka dhunuar. Revoltimi i saj  vjen edhe prej familjes së Fatosit që sipas pretendimit, ka shfrytëzuar këtë të fundit në çfarëdo mënyre.

Sapo merr fjalën për të shpjeguar anën e saj të historisë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma thotë se kunati i saj sillte në shtëpinë e tyre edhe vajza me të cilat kishte lidhje jashtëmartesore. D

Alma: Ky zotëri 15 vjet mori në Itali vëllain e tij, zotin Xhevdet Petalli që mos ia dëgjofsha më zërin kurrë!

Eni Çobani: Po tani ne s’kemi të drejtë, ia dëgjojmë, s’ia dëgjojmë, ia dëgjon Zoti atij.

Alma: Nuk dua t’ia di moj se ai s’ka mësuar të hajë bukë akoma! Kur i bleu dy shtëpitë, vinte me ndonjë prostitutë në shtëpi…

Fatos: Ma kanë futur prapa kurrizit o zonjë!

Eni Çobani: Me çfarë vinte?

Alma: Vinte me prostitutat e veta në shtëpi. Shtëpinë e merrte në emër të gruas së vet. (Publiku reagon i habitur).

Eni Çobani: Pra ai i fuste, të lutem se i thoni shpejt këto por këto kanë rëndësi, më fal, fuste gra të tjera në shtëpi? Po pse, banonte me ty Xhevdeti?

Alma: Banonte me gruan e tij por ngaqë ishte vëlla i mirë ky, sillte dashnoret e veta në shtëpinë time, na fuste në sherr neve dhe merrte shtëpitë në emrin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat